play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Në Oslo për Nobel-in| Liderja e opozitës venezueliane shfaqet për herë të parë publikisht pas shumë muajsh e fshehur

today11/12/2025

Background

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ka bërë daljen e saj të parë publike pas muajsh të tërë në fshehje, duke u shfaqur në Oslo për të marrë Çmimin Nobel për Paqe.

Machado, e cila prej janarit nuk ishte parë publikisht, u shfaq në mes të natës nga ballkoni i Grand Hotel në kryeqytetin norvegjez, ku përshëndeti mbështetësit e shumtë që e prisnin me brohoritje. Në një moment emocionues, ajo doli jashtë hotelit, kaloi barrikadat e sigurisë dhe u takua nga afër me turmën.

BBC shkruan se 58-vjeçarja mori rrugën drejt Norvegjisë fshehtas, pavarësisht ndalimit të udhëtimit dhe kërcënimeve të qeverisë së Nicolás Maduro se do të shpallej e arratisur. Sipas raportimeve, udhëtimi i saj përfshiu kalimin e dhjetë pikave ushtarake dhe largimin me një varkë druri nga një fshat peshkimi.

Instituti Nobel e nderoi Machado-n me Çmimin e Paqes për “luftën e saj për një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci”. Çmimi u pranua zyrtarisht nga vajza e saj, Ana Corina Sosa, ndërsa Machado arriti në Oslo vetëm pak orë më vonë.

Në një intervistë për BBC, Machado tha se i di rreziqet që po merr, por theksoi se “do të kthehet në Venezuelë” dhe se është e vendosur të vazhdojë betejën kundër regjimit të Maduros, të cilin e cilëson si “strukturë kriminale” të financuar nga droga dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Machado ka qenë e ndaluar të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, të cilat u fituan nga Maduro mes akuzave për manipulim dhe mungesë transparence. Ajo ka vazhduar të mbështesë kandidatin opozitar Edmundo González, i cili sipas rezultateve të qendrave të votimit kishte fituar bindshëm.

Qeveria venezueliane e ka kërcënuar vazhdimisht Machado-n me arrestim, duke e akuzuar për “konspiracion, nxitje urrejtjeje dhe terrorizëm”. Megjithatë, Machado deklaroi se ajo dhe ekipi i saj janë gati të formojnë një qeveri të re dhe se i ka ofruar palës së Maduros një tranzicion paqësor, por “ata e refuzuan”.

Kryetari i Komitetit Nobel Norvegjez, Jorgen Watne Frydnes, e përshkroi udhëtimin e saj drejt Oslos si “një situatë me rrezik ekstrem” dhe tha se përgjegjësia për një tranzicion paqësor bie mbi regjimin e Maduros.

Ndërkohë, tensionet mes Venezuelës dhe SHBA-ve janë rritur, pasi administrata Trump njoftoi sekuestrimin e një cisterne nafte pranë brigjeve venezueliane, duke e akuzuar për lidhje me rrjete të paligjshme të transportit të naftës. Qeveria e Maduros e cilësoi veprimin si “pirateri dhe vjedhje”.

Machado, e konsideruar si një nga zërat më të fuqishëm të opozitës, e ka bërë të qartë se nuk do të ndalet, pavarësisht rreziqeve, duke e cilësuar kauzën e saj si një betejë për demokraci dhe liri në Venezuelë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *