play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Nis lufta me Netflix-in, Paramount jep shifrën marramendëse për Warner Bros-in

today08/12/2025

Background

Paramount Skydance ka bërë një kundërofertë armiqësore me vlerë 108.4 miliardë dollarë për blerjen e Warner Bros Discovery (WBD), duke ndërprerë marrëveshjen e shumëpërfolur që kompania kishte arritur me Netflix. Lëvizja shihet si një përpjekje e fundit për të krijuar një gjigant të ri mediatik që do të rivalizonte dominimin e platformës së transmetimit online.

Netflix kishte dalë fitues të premten nga gara disa-javore me Paramount dhe Comcast, duke siguruar një marrëveshje prej 72 miliardë dollarësh për blerjen e aseteve televizive, filmike dhe të transmetimit të WBD. Por oferta e Paramount, që kap vlerën 82.7 miliardë dollarë duke përfshirë edhe borxhin, pritet të përballet me një kontroll të fortë antitrust.

Kompania ka akuzuar WBD-në për një proces të padrejtë shitjeje, duke pretenduar se Netflix-i është favorizuar paraprakisht. Madje, sipas raportimeve, drejtues të WBD-së e kanë quajtur marrëveshjen me Netflix-in “të sigurt”, ndërsa kanë folur negativisht për ofertën e Paramount.

Analistët e konsiderojnë Paramount kandidatin më të fortë për blerjen e WBD-së, falë mbështetjes financiare të David Ellison, djalit të bashkëthemeluesit të Oracle, Larry Ellison, si dhe lidhjeve të ngushta me administratën Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të dielën se bashkimi NetflixWarner Bros mund të ngrejë shqetësime për dominimin në treg dhe se ai do të ketë fjalën e tij për këtë marrëveshje. Bloomberg raportoi se Trump është takuar në nëntor me bashkë-CEO-n e Netflix, Ted Sarandos, të cilit i ka thënë se WBD-ja duhet t’i shitet ofertuesit më të lartë.

Oferta e Netflix ka nxitur reagime të ashpra nga ligjvënës të të dyja partive dhe sindikatat e Hollywood-it, të cilat paralajmërojnë rrezikun e shkurtimit të vendeve të punës dhe rritjes së çmimeve për konsumatorët.

Ekspertët thonë se Netflix synon të sigurojë kontroll të plotë afatgjatë mbi IP-në premium të WBD, për të mos u varur nga studio të jashtme, pasi po zgjerohet në gaming, evente live dhe produkte të tjera të ekosistemit të konsumatorit. Biblioteka e pasur e WBD-së do t’i jepte Netflix-it menjëherë autoritet, audiencë dhe potencial të madh komercial për planet e saj në video-lojëra, ku kompania ende nuk ka një identitet të fortë.

Në të njëjtën kohë, Sarandos ka theksuar se marrëveshja do të sillte vlerë për konsumatorët dhe aksionerët, duke shtuar se Netflix-i është “plotësisht i sigurt” për kalimin e procesit rregullator.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *