Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Washingtoni është i shqetësuar se qytetërimi europian mund të shuhet dhe brenda 20 vitesh kontinenti i vjetër nuk do të njihet më krahasuar me atë që është tani.
Ky shqetësim shprehet në strategjinë e re të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ku theksohet se ka ardhur koha që Europa të garantojë vetë sigurinë e saj, duke u shkëputur gradualisht nga varësia amerikane.
Strategjia e re vlerëson se Europa ka mungesë vetëbesimi, përderisa lufta në Ukrainë ka treguar se Rusia shihet si kërcënim ekzistencial, pavarësisht se është e kufizuar në ndikim në disa fusha, me përjashtim të armëve bërthamore.
Dokumenti kërkon që NATO të mos zgjerohet më dhe sugjeron vendosjen e një stabiliteti strategjik me Rusinë. SHBA synon të reduktojë rolin e saj global dhe të japë fund politikave që mbështesin migracionin.
Reagimi i parë erdhi nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, i cili refuzoi vlerësimet e raportit, duke theksuar se Europa nuk ka nevojë për këshilla nga jashtë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)