Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today04/12/2025
Qeveria ka përcaktuar rregullat e reja strikte për dekorimin e personelit të Forcave të Armatosura (FA). Me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, janë zbardhur kriteret për përfitimin e “Medaljes së Shërbimit Ushtarak”, e cila do të ndahet në tri kategori: e Artë, e Argjendtë dhe e Bronztë.
Vendimi saktëson se kjo medalje nuk është vetëm për ushtarakët, por edhe për personelin civil të FA, me qëllim vlerësimin e përkushtimit ndaj interesave kombëtarë.
Tri shkallët e medaljes sipas vjetërsisë
Kriteri kryesor për të marrë medaljen është jetëgjatësia në karrierë. Qeveria ka vendosur një hierarki të qartë bazuar në vitet e qëndrimit në detyrë:
Medalja e Artë- për ata që kanë jo më pak se 20 vjet shërbim.
Medalja e Argjendtë- për ata që kanë jo më pak se 15 vjet shërbim.
Medalja e Bronztë- për ata me mbi 5 vjet kontribut në Forcat e Armatosura.

Kushti i “dosjes së pastër”
Vitet e punës nuk mjaftojnë. Vendimi vendos një filtër të fortë disiplinor. Që një ushtarak ose civil të dekorohet, ai duhet të plotësojë dy kushte themelore lidhur me sjelljen, të mos ketë asnjë masë disiplinore në fuqi në momentin e propozimit; të mos ketë marrë asnjëherë më parë masë disiplinore për “shkelje të rëndë” gjatë gjithë viteve të punës.
Kjo do të thotë se një shkelje e rëndë në të shkuarën djeg automatikisht mundësinë për të marrë medalje, pavarësisht viteve të shërbimit.
Qeveria ka lënë një hapësirë edhe për rastet e jashtëzakonshme. Sipas pikës 3 të vendimit, nëse një efektiv kryen akte me kontribute të jashtëzakonshme dhe të argumentuara, ai mund të marrë medaljen e Artë ose të Argjendtë edhe pa mbushur vitet e kërkuara të shërbimit (20 apo 15 vjet).
Gjithashtu, kjo medalje do t’u jepet edhe ushtarakëve të huaj, por në rastin e tyre nuk kërkohen vite shërbimi, por vetëm vlerësimi për një kontribut të spikatur në funksion të interesave të Republikës së Shqipërisë.
Zbatimi i këtij vendimi i ngarkohet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)