Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Sofjes dhe qyteteve të tjera bullgare mbrëmjen e 1 dhjetorit për t’iu bashkuar protestave kundër planeve buxhetore të koalicionit qeverisës, duke e detyruar Qeverinë të hiqte dorë nga to mëngjesin pasues. Por, turma gjithashtu brohoriste “dorëheqje”, për shkak të zemërimit të madh për korrupsionin dhe problemet ekonomike.
Pse tani?
Përqendrimi i menjëhershëm i protestave ishte për shkak të një projektbuxheti që parashihte rritjen e kontributeve individuale për pensionet dhe programet e sigurimeve shoqërore. Demonstratat u thirrën nga parti të opozitës që nuk gëzojnë mbështetje të lartë publike. Por, këto ndryshime në buxhet – të kombinuara me rritjet e pagave për punonjës shtetërorë, sikurse për forcat e rendit – duket se e nxitën shpërthimin e zemërimit të akumuluar prej kohësh për korrupsionin dhe shpërdorimin e fondeve publike. Karatov i tha Shërbimit bullgar të REL-it se pagesat e tij për sigurimet shoqërore dhe taksat nuk po menaxhohen me transparencë.
A rrezikohet Qeveria?
Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që propozimet buxhetore të Qeverisë përballen me protesta. Fillimisht ajo njoftoi se do t’i “rishikonte” planet pas protestave më 28 nëntor. Tani ka thënë se do t’i hartojë ato nga fillimi. Përmasa e demonstratave të 1 dhjetorit i befasoi të gjithë. Në mënyrë të pazakontë, ato nuk ndodhën vetëm në Sofje. Turma u mblodhën në shumë qytete dhe fshatra në gjithë Bullgarinë. Ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov gjatë arrestimit. Disa çështje duket se kontribuuan në këtë. Disa njerëz ishin të zemëruar për vendimin e Bullgarisë për ta zbatuar monedhën euro nga 1 janari.
Gjithashtu u vu re pakënaqësia e dukshme ndaj disa politikanëve specifikë, si Bojko Borisov, i cili ka qenë tri herë kryeministër për gjithsej nëntë vjet mes 2009-2021, dhe Deljan Peevski, ligjvënës dhe oligark i sanksionuar për korrupsion nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Asnjëri prej tyre nuk mban aktualisht post qeveritar, por ata janë udhëheqës të dy partive që përbëjnë koalicionin qeverisës. Protestuesi Stoycho Stoychev i tha REL-it se të dy burrat janë “simbol i shtetit të kapur”. Ai tha se kishte ardhur në Sheshin e Pavarësisë për shkak të “zemërimit” të 15 vjetëve të fundit.
Ky ishte një tjetër faktor që i nxiti njerëzit të dalin në rrugë: fakti që politikanë si Borisov kanë qenë në qendër të pushtetit për dekada.
Një tjetër element që e shtoi vrullin e protestave ishte mbështetja për kryetarin e Bashkisë së Varnës, Blagomir Kotsev, i sapoliruar pasi kishte kaluar muaj në paraburgim për akuza korrupsioni që mbështetësit e tij i quanin të motivuara politikisht.
“Demokracia është korruptuar dhe ne duhet ta rikthejmë”, u tha Kotsev protestuesve në Varna. Demonstruesit në Sofje, duke ndjekur fjalimin e tij në ekrane gjigante, brohoritën “Fitore”. Borisov, Peevski apo kryeministri Rosen Zhelyazkov nuk kanë komentuar asgjë deri më tani. Mbrëmjen e 1 dhjetorit, pati disa përplasje midis policisë dhe protestuesve. Autoritetet bullgare raportuan për 10 persona të ndaluar. Por, në përgjithësi, në të gjithë vendin, tubimet ishin paqësore./REL
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)