play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Witkoff takohet sot me Putin

today02/12/2025

Background

Stiv Witkoff, i dërguari i Donald Trumpit për bisedimet e paqes në Ukrainë, takohet këtë të martë në Moskë me presidentin Vladimir Putin.

Shpresat janë të mëdha që kjo vizitë të sjellë një përparim të dukshëm në bisedimet mbi planin e paqes me 28 pika të propozuar nga Trump për përfundimin e luftës.

Palët nuk japin detaje mbi pikën ku kanë mbetur bisedimet, por besohet se mosmarrëveshjet lidhen me pranimin e Ukrainës për të njohur si territore ruse pesë rajonet lindore dhe jugore të aneksuara që nga viti 2014.

Kremlini kërkon që ato të njihen në përputhje me ligjet ndërkombëtare nga një qeveri e ligjshme, dhe jo nga administrata e Volodimir Zelenskit, të cilit i ka përfunduar mandati presidencial dhe aktualisht po qëndron në detyrë me ligj lufte.

Mes përpjekjeve intensive diplomatike për përfundimin e luftës, Rusia vijon të zgjasë kontrollin mbi territoret e saj. Përfaqësuesit e lartë të ushtrisë ruse njoftuan presidentin Putin për pushtimin e Pokrovskut, pas 14 muajsh beteje.

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi gjithashtu një video ku shfaqen ushtarët që ngrejnë flamurin e Rusisë në qendër të qytetit, ndërsa ndërtesat përreth dukshëm janë të dëmtuara nga bombardimet.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *