play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

SHBA-të dhe Siria shkatërrojnë depot e armëve të ISIS

today01/12/2025

Background

Ushtria amerikane njoftoi të dielën, 30 nëntor, se së fundmi ka shkatërruar 15 vende ku ndodheshin depot me armë të ISIS‑it në jug të Sirisë.

Komanda Qendrore Amerikane (CENTOM) njoftoi se, në bashkëpunim me forcat siriane, identifikuan dhe asgjësuan këto depo përgjatë provincës Rif Dimashq gjatë disa sulmeve ajrore e shpërthimeve në tokë që u zhvilluan mes datave 24 dhe 27 nëntor.

Komandanti i CENTCOM‑it, admirali Brad Cooper, tha se ky “operacion i suksesshëm siguron që lufta kundër ISIS‑it të jetë e qëndrueshme”, duke mos i lejuar grupit asnjë hapësirë për të “rilindur”, me sulme terroriste qoftë në Shtetet e Bashkuara apo vende të tjera.

Sipas raportimeve, ndërsa ISIS në të kaluarën kontrollonte territore të mëdha në Siri dhe Irak, pas humbjeve të mëdha ushtarake të koalicionit të udhëhequr nga SHBA‑të, tani grupi është shpërndarë në celula të vogla.

Megjithatë, mbetet rreziku i ripërtëritjes së aktiviteteve të tij dhe ky sulm i përbashkët synon ta pengojë këtë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *