play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Telefonata Xi-Trump: Tajvani, shtylla e rendit pas Luftës së Dytë Botërore

today24/11/2025

Background

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Trump se “rikthimi i Tajvanit në Kinë” është një element thelbësor i rendit ndërkombëtar të ngritur pas Luftës së Dytë Botërore.

Sipas mediave të huaja, Xi i kujtoi Trump-it se dikur Shtetet e Bashkuara dhe Kina luftuan së bashku kundër fashizmit dhe militarizmit, ndërsa tani, sipas tij. dy vendet duhet të bashkëpunojnë “për të mbrojtur rezultatet e Luftës së Dytë Botërore”.

Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të vet dhe nuk përjashton përdorimin e forcës për ta marrë ishullin nën kontroll. Ndërkohë, qeveria tajvaneze kundërshton pretendimet e Kinës, duke theksuar se vetëm populli i Tajvanit mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Tensionet në rajon janë rritur së fundmi edhe pas deklaratave të kryeministres japoneze Sanae Takaichi, e cila paralajmëroi se një sulm i mundshëm i Kinës ndaj Tajvanit mund të sillte një përgjigje ushtarake nga Japonia.

Xi dhe Trump u takuan më 30 tetor në Korenë e Jugut, pas muajsh tensionesh të shkaktuara nga tarifat tregtare të vendosura nga administrata Trump. Pas takimit, Kina rifilloi blerjet e sojës amerikane dhe hoqi kufizimet e zgjeruara për eksportin e tokave të rralla, ndërsa SHBA uli me 10% tarifat ndaj produkteve kineze.

Xi vlerësoi se marrëdhëniet dypalëshe janë stabilizuar dhe përmirësuar.

“Faktet tregojnë se bashkëpunimi u sjell përfitime të dyja palëve, ndërsa përplasja i dëmton të dyja,” deklaroi ai, duke bërë thirrje për vazhdimin e këtij momenti pozitiv dhe zgjerimin e bashkëpunimit.

Dy liderët diskutuan edhe mbi luftën në Ukrainë. Xi përsëriti se Kina mbështet çdo përpjekje që kontribuon në paqe dhe u bëri thirrje palëve të përfshira të ulin tensionet dhe të ngushtojnë dallimet.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *