Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today20/11/2025
Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka pezulluar sot, 20 nëntor, nga detyra zv.kryeministren e vendit e njëkohësisht Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Është caktuar dhe “ndalim i daljes së saj jashtë vendit”.
vendimi është dhënë nga gjyqtari Erjon Çela, ndërsa masën e ka kërkuar prokurori Dritan Prençi. Ligji parashikon që seanca për komunikimin e masave të sigurisë, të zhvillohet brenda 5 ditëve, që nga shpallja e vendimit.
Megjithatë pritet njoftimi zyrtar nga ana e SPAK…
Kujtojmë se Balluku u mor e pandehur nga SPAK më 31 tetor 2025, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, për tunelin e Llogarasë.
Në prononcimin e saj të shkurtër për mediat atë ditë, Balluku u shpreh:
Në respekt të plotë të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën për një çështje nën hetim, si qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe si zyrtare, e shoh si një proces i cili jam shpresëplotë që do bazohet mbi transparencë, llogaridhënie dhe drejtësisë së pandryshueshme tek e cila besoj!
Ndërkohë ditën e djeshme, 19 nëntor, nga foltorja e Kuvendit, Balluku theksoi se kurrë nuk do akuzojë apo kërcënojë organet e drejtësisë.
“Dua të them disa fjalëve që ua kam borxh mijëra qytetarëve, jo për të kompensuar baltën, aludimet e gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat e thëna me bollëk këto kohë, por për detyrimin që kam ndaj kujtdo që beson te puna.
Nuk do dëgjoni kurrë nga unë akuza, sharje e as kërcënime për drejtësinë e re, edhe kur prekem personalisht, as lëvdata, pasi besoj thellësisht se kjo drejtësi e re, produkt i vullnetit të PS-së dhe Ramës është duke kryer misionin për të cilin u reformua, patjetër me pikat e saj të dobëta, me pikat e saj të forta, por si gjithçka e re po konsolidohet dita-ditës.
Nuk do më dëgjoni kurrë të merrem me prokurorë e gjyqtarë, pasi secili prej tyre bën detyrën ashtu si e gjykon.
Nuk do prononcohem kurrë për çështje nën hetim pasi ato kanë rrugën e tyre, të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë derisa e vërteta të marrë formë të prerë, cilado qoftë ajo!
Por, unë si gjithë kolegët e mi, mbështesim reformën në drejtësi, edhe kur prekemi personalisht pasi ndryshe nga sa thoni, PS-ja është një formacion politik serioz, i vetmi në Shqipëri, ku fjala e secilit dëgjohet e ka peshë, ndaj në respekt të plotë të saj nuk kam asnjë koment”, u shpreh Balluku të mërkurën.
Postin si ministre Balluku e mori në janar të vitit 2019, ndërsa si numri dy i kabinetit qeveritar u caktua në 2022-in.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)