play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Danimarka do të ndalojë mediat sociale për moshën nën 15 vjeç

today10/11/2025

Background

Në Danimarkë pritet të përcaktohet me ligj një moshë minimale për përdorimin e mediave sociale.

Qeveria ra dakord me partitë e tjera të përfaqësuara në parlament për të vendosur në të gjithë vendin si kufi moshën 15 vjeç për lejimin e përdorimit të platformave të caktuara të mediave sociale. Megjithatë, prindërve do t’u jepet mundësia që t’u lejojnë fëmijëve të tyre të regjistrohen në këto rrjete që në moshën 13 vjeç.

“Kjo do t’u jepte fëmijëve më shumë kohë për pushim, lojë dhe zhvillim personal përpara se të krijojnë profile në rrjete që vijnë me rreziqe të caktuara.”

Në marrëveshjen politike nuk specifikohet se kur dhe se si do të zbatohet plani. Gjithashtu, është e paqartë se cilat platforma të mediave sociale do të preken. Në marrëveshje thuhet vetëm se ligji do të vendosë kufizime për platformat më të mëdha, në të cilat përdoruesit mund të krijojnë profile publike dhe të cilat janë të lidhura në mënyrë të dukshme me rreziqe për fëmijët dhe të rinjtë.

Danimarka synon të jetë një nga shtetet e para anëtare të BE-së që ndërmerr këtë hap për kufizimin e përdorimit të mediave sociale. Danezët gjithashtu synojnë që ta kthejnë këtë çështje në temë diskutimi në gjithë BE-në.

Si shembull për kufizimet e mediave sociale shërben Australia. Në Australi është marrë tashmë vendimi që të rinjtë do të lejohen të përdorin platforma si TikTok, Snapchat, YouTube, Facebook ose Instagram vetëm nga mosha 16 vjeç e lart.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *