Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri Sébastien Lecornu, prezantuan të dielën, 12 tetor, qeverinë e re të përforcuar “Lecornu II”, pas dorëheqjes së parë të Lecornu më 6 tetor vetëm 14 orë pas emërimit.
Lecornu e prezanton kabinetin si “qeveri të misionit”, e orientuar drejt interesit kombëtar dhe jo partizan, me fokus kryesor miratimin e buxhetit 2026. Qeveria përbëhet nga një përzierje e figurave nga shoqëria civile, administrata dhe “makronistë” të besuar, si: Jean-Pierre Farandou, Monique Barbut dhe Serge Papin.
Figura të njohura nga administrata dhe “besnikë” të Macron përfshijnë Laurent Nuñez (Ministri i Brendshëm), Edouard Geffray (Arsim), dhe Alice Ruffo (Ministre e Deleguar për Forcat e Armatosura).
Nga 35 ministrat, 11 janë nga partia presidenciale Renaissance, gjashtë nga LR, katër nga MoDem, tre nga Horizons dhe një nga UDI. Megjithatë, qeveria nuk ka më shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare, duke u ekspozuar ndaj presionit dhe kritikave nga partitë e djathta dhe të majta.
Disa ministra janë përjashtuar nga LR për pjesëmarrjen e tyre në qeveri, duke reflektuar ndarjet e thella brenda djathtës.
Qeveria Lecornu II mbetet e varur nga miratimi i Partisë Socialiste (PS) për të mbijetuar, ndërkohë që pjesa tjetër e majtës kërkon rrëzimin e saj me çështje si ulja e fuqisë blerëse dhe pezullimi i reformës së pensioneve.
Lecornu ka vendosur prezantojë një qeveri që duket më shumë si një teknike sesa politike.
Qeveria e tij është, sipas kritikëve, një reflektim i fuqisë presidenciale të Macron, por njëkohësisht e brishtë dhe e rrezikuar nga fragmentimi politik dhe presioni parlamentar.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)