Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Sot arti shqiptar humbi një prej emrave më të spikatur të skenës dhe ekranit. Aktori dhe regjisori Enver Petrovci ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike.
Petrovci u dallua për interpretimet e tij të fuqishme në teatër, film dhe televizion, ku shpalosi një talent të rrallë dhe një prani të jashtëzakonshme skenike. Ai shkëlqeu si në dramat klasike, ashtu edhe në rolet moderne, duke fituar respektin e kolegëve dhe dashurinë e publikut.
Studimet e para i kreu në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, ndërsa formimin e plotë artistik e mori në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Karriera e tij njohu sukses të madh në teatrin “Atelieja 212”, ku me interpretimet e tij u bë i njohur në mbarë ish-Jugosllavinë, duke u konsideruar një nga aktorët më të rëndësishëm të kohës.
Pas viteve ’90, Petrovci vijoi me sukses rrugëtimin artistik kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri, por edhe në skenat ndërkombëtare. Edhe në kinematografi ai arriti të lërë gjurmë të pashlyeshme, duke u vlerësuar në produksione të ndryshme jugosllave, shqiptare dhe botërore.
Përveç aktrimit, ai ishte edhe ndër themeluesit e Degës së Artit Dramatik në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku kontribuoi si profesor, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të aktorëve.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)