Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, ka shpallur të hënën ditë zie në nder të stilistit legjendar Giorgio Armani, i cili u nda nga jeta. Data përkon me funeralin e ikonës së modës, duke e kthyer qytetin në qendër homazhi për një nga figurat më të mëdha të historisë së saj.
Në deklaratën zyrtare, Sala e cilësoi Armanin si “një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të modës italiane dhe milaneze në botë”, duke e përshkruar si një njeri “plot talent dhe interesa”, i cili krijoi me elegancë dhe thjeshtësi, në përputhje me personalitetin e tij të balancuar.
Kryebashkiaku shtoi se Milanos do t’i mungojë jo vetëm vizioni i tij krijues, por edhe mbështetja e pandërprerë për jetën kulturore dhe qytetare të qytetit.
Armani ndërtoi një nga markat më të fuqishme e të respektuara në botë, duke u bërë simbol i elegancës italiane dhe një shtyllë e identitetit kulturor të Milanos.
Bashkia ka paralajmëruar aktivitete nderimi dhe ekspozita kushtuar kujtimit të tij, si dëshmi se trashëgimia e Armanit do të vazhdojë të frymëzojë brezat që vijnë, jo vetëm në Milano, por në mbarë botën e modës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)