play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Zhurmat po na shurdhojnë, raporti: Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, kryeson Tirana

today29/08/2025

Background

Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi ditën e as natën. Përditshmëria përkufizohet nga bori makinash, zhurmë marmitash, frenime e dhënie gazi të befta, fishkëllima e ulërima, kantiere ndërtimi e shumë si këto. Trafiku është shkaktari kryesor i zhurmave por jo i vetmi. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit referon se në çdo qytet ku është matur niveli i zhurmave ai ka rezultuar më i lartë se niveli limit që duhet të kenë ato. Lushnja është i vetmi qytet që qëndron brenda limiteve gjatë ditës dhe natës ndërkohë që Kukësi dhe Përmeti vetëm natën.

“Monitorimi i zhurmave është kryer në qytetet Tiranë Shkodër Vlorë, Lezhë, Kukës, Korçë, Pogradec, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Përmet, Lushnje. Bazuar mbi të dhënat e monitorimit gjatë vitit 2024, niveli i zhurmave tejkalon vlerat limite për periudhën e ditës (55 dB) në të gjitha qytetet e monitoruara duke përjashtuar qytetin Lushnje.

Për periudhën e natës (45 dB) niveli i zhurmave në qytetet Kukës, Përmet dhe Lushnje është brenda vlerave limite ndërsa në qytetet e tjera të monitoruara, tejkalon vlerat limite. Shkaktari kryesor i emetimit të zhurmave është trafiku rrugor. Gjithashtu dhe lokalet gjenerojnë zhurma si ditën ashtu dhe natën” thuhet në raport.

Sipas dokumentit bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 15.1 %, Vlorës 14.7%, Sarandës 13.6%, Gjirokastrës 11.1%. Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës. Trafiku rrugor është një fenomen i karakterit të rastësishëm, për këtë arsye themi që ndikimi i trafikut ose i çdo faktori tjetër të jashtëm që shkakton zhurmë në momentin e monitorimit mund të jetë shkaktari i uljes apo rritjes së nivelit të zhurmave urbane në qytetet që monitorohen.

 

 

Sa i takon monitorimit të zhurmave gjatë natës të dhënat tregojnë se niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 18.75 %, Tiranës me 16.51% dhe Sarandës me 14.6% dhe nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *