play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

today24/07/2025

Background

Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund të detyrohen të zhvendosen, kanë raportuar të enjten mediat iraniane, duke cituar presidentin e shtetit, Masoud Pezeshkian.

“Situata është serioze dhe Teherani thuajse nuk ka më ujë”, është cituar të ketë thënë Pezeshkian.

Irani është duke u përballur me krizë uji në më shumë se 20 prej 31 provincave që ka. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA ka raportuar se njëri prej rezervuarve më të mëdhenj të ujit mund të thahet plotësisht brenda 3-4 javëve.

Nivelet kanë rënë nën 10 për qind në shtatë rezervuarë në këtë shtet, dy diga në janë tharë plotësisht, si dhe 80 për qind e rezervuarve janë pothuajse krejtësisht pa ujë.

Ekspertë për klimën kanë thënë se furnizimet normale me ujë nuk do të jenë të mundshme edhe për dy muaj derisa shiu ta stabilizojë situatën.

Pezeshkian ka thënë se disa vjet të thatësisë janë arsye për krizën aktuale, por edhe politikat e kaluara qeveritare, në të cilat, sipas tij, është injoruar kjo krizë.

Zyrat qeveritare dhe shkollat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri të shtunën, si pasojë e krizës. Shumë fabrika janë mbyllur, gjithashtu.

Kritikët akuzojnë Qeverinë qendrore dhe administratat e provincave për keqmenaxhim. Shumë banorë të Teheranit tashmë janë larguar nga kryeqyteti drejt provincave veriore në Detik Kaspik, të cilat nuk kanë probleme me furnizime.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *