Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
I ndërtuar në 1966-ën si kombinat për prodhimin e çelikut, Kombinati Metalurgjik do të kthehet në një park kombëtar për prodhim, logjistikë dhe teknologji inovative, Made in Albania. Projekti është prezantuar dhe është konsultuar këtë të premte me përfaqësuesit e bizneseve, të cilat zhvillojnë aktivitetin brenda territorit të ish-kombinatit. Vetë kryeministri vlerëson se ky transformim do të sjellë me vete dhe përfitime të mëdha ekonomike për Elbasanin.
“Duam të mbështetemi tek një aleancë me të gjithë bizneset që janë këtu të pranishme, jo vetëm për të stimuluar më tutje zgjerimin tuaj, për të gjithë ata që kanë kërkesa e kanë plane zgjerimi, por edhe për të ndërtuar një koncept të ri në administrimin e jetës së përditshme të gjithë këtij territori”, tha Rama.
“Do të jetë shumë e rëndësishme që edhe pala shtet, përmes instrumenteve të vetë, të jetë e pranishme dhe të planifikojë edhe pjesën e vetë të investimeve që do të bëjë. Këtu duhet të ketë vend dhe duhet të ketë arsye për të gjitha kategoritë e të gjitha moshat që të vijnë në këtë territor”, tha Rama.
Transformimi synon që nga një trashëgimi industriale këtë territor ta kthejë dhe në një hapësirë të gjelbër, por dhe në epiqendër të inovacionit dhe zhvillimit, si një qendër e energjisë së pastër, prodhimit të avancuar dhe teknologjisë së qëndrueshme.
Aktualisht sipërfaqja e ish-Metalurgjikut është 340 hektarë sipërfaqe ku pronësia publike është afro 70 përqind dhe ajo private 30 përqind.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)