play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

“Çështja Almasri” në parlament italian

today06/02/2025

Background
share close

Ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, ka dhënë shpjegime para parlamentit për të ashtuquajturin “Çështja Almasri”. Ai u shpreh se Roma nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të lironte Osama Almasri pasi u konstatuan gabime dhe pasaktësi në urdhërarrestin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

“Ishte Gjykata Ndërkombëtare Penale ajo që u korrigjua, nuk isha unë ai që nxori gabimet e gjykatës. Gjykata zbuloi gabimet dhe u përpoq t’i ndryshonte pesë ditë më vonë sepse e kuptoi që kishte bërë një rrëmujë të madhe. Arsyeja do të diskutohet, ndoshta do të gjendet dhe në situata të tjera”, tha Carlo Nordio.

Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, i cili gjithashtu iu drejtua parlamentit tha se vendimi për të dëbuar këtë shtetas pas lirimit të tij ishte për shkak se ai shihej si i rrezikshëm. Ai mohoi akuzat e opozitës se zyrtari libanez kishte punuar me Italinë për të ndihmuar në kontrollin e flukseve emigratore nga Libia.

Sqarimet e ministrave nuk bindën opozitën dhe kërkuan që Kryeministrja Meloni të vinte personalisht për të shpjeguar vendimin e qeverisë së saj.

Osama Almasri u arrestua më 19 Janar në Torino, ndërsa Meloni nënshkroi dëbimin e tij nga Italia si emigrant i jashtëligjshëm dhe riatdhesimin më 21 Janar.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%