play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Rama: 82% e shqiptarëve ndihen të sigurt

today31/01/2025

Background
share close

82% e të anketuarve në të gjithë vendin mendojnë se rrugët e qyteteve të tyre janë të sigurta ose shumë të sigurta. Anketa financohet nga qeveria suedeze prej 12 vitesh dhe sipas kompanisë që e realizon në këtë hark kohor, ka pasur në ndryshim në perceptimin publik lidhur me punën e Policisë së Shtetit.

Kryeministri që u bë pjesë e prezantimit të rezultateve i sheh shifrat si provë se qytetarët ndryshe nga panorama që na sjellin mediat dhe opozita, kanë besim dhe vlerësojnë punën e Policisë së Shtetit.

Duke përsëritur disa herë se anketimi është i pavarur, Rama kërkon që shifrat e tij të shihen si tregues edhe për rezultatin e zgjedhjeve.

“Këto shifra të anketës nuk janë numra, nuk janë statistika pa vlerë tjetër, përtej numrave, nuk janë as propagandë siç rëndom përpiqen t’i zhvlerësojnë gjithnjë me këtë fjalë ata që nuk duan të dëgjohet, nuk duan të flitet mirë për qeverinë jo e jo, por as për Shqipërinë se për qeverinë as nuk na duhet që të flasin mirë ata, se siç e shihni pavarësisht se ata flasin keq e keq, ky popull ka tjetër opinion dhe kjo është dhe arsyeja pse ata nuk e kuptojnë asnjëherë se si qeveria kur vjen puna tek gjykimet e publikut, vlerësohet nga gjykimet e publikut atëherë kur ato gjykime materializon në vendimmarrje çdo 4 vjet të popullit shqiptar.”

Të dhënat që dalin nga anketimi i 1900 personave në të 12-të qarqet tregojnë se perceptimi i tyre për korrupsion në polici, kryesisht në atë Rrugore vazhdon të mbetet i lartë. Kështu 53% e tyre pranojnë se kërkohet ryshfet. Për Ramën, pavarësisht se në krahasim me 2013-ën që ishte 74%, ka një rënie të këtij perceptimi, problem që duhet adresuar.

Po ashtu dhe cilësia e komunikimit të punonjësve të policisë me qytetarët është prioritet.

“Beteja e betejave është respekti, që duhet të ndjejë çdo qytetar i kësaj Republike kur përballet ose kur sheh të tjerë si vetja të përballen me një punonjës Policie për çfarëdolloj arsyeje.”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%