play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Bullgaria ndërpret ujin për fermerët e Greqisë

today31/01/2025

Background
share close

Fermeri Dimitris Marinoglou është i frikësuar se furnizimet me ujë nga Bullgaria fqinje që kanë mbajtur gjallë të korrat e familjes së tij për dekada do të ndërpriten verën që vjen.

Që nga viti 1964, uji nga malet e Bullgarisë ka rrjedhur përgjatë lumit Arda në 50,000 hektarë tokë, sipas një marrëveshjeje midis dy vendeve.

Fermerët grekë të shqetësuar bllokuan qytetin verior të Kastanies duke akuzuar qeverinë se nuk po vepron shpejt. Pasiguria mbi një marrëveshje uji kryeson një listë të gjatë ankesash, duke përfshirë edhe përballjen me kostot e larta të energjisë dhe prodhimit.

“Nëse nuk ka një marrëveshje afatgjatë, kjo do të thotë vdekje për ne në këtë rajon”, thotë Nikos Poptsoglou.

“Për shkak të ndryshimeve klimatike kemi pasur thatësire, nuk kishim shira dhe jemi të detyruar të mbështetemi vetëm në lumin Arda. Nëse Bullgaria thotë se nuk do të na japë ujë, fushat do të thahen”, thotë Poptsoglou.

Zyrtarët në Ministrinë greke të Energjisë dhe Mjedisit thonë se paqëndrueshmëria politike në Bullgari dhe qeveritë e njëpasnjëshme të përkohshme kanë bllokuar bisedimet për rinovimin e marrëveshjes.

Kur u pyet për një marrëveshje, Ministria e Bujqësisë e Bullgarisë tha në një deklaratë: “Është thelbësore që Bullgaria para së gjithash të përmbushë nevojat e veta kombëtare për ujë dhe më pas nevojat e vendeve fqinje.”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%