Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Gazetat e shtetit fqinj hapën faqet e tyre kryesore me lajmin e hetimit të kryeministres Giorgia Meloni. Banorët në Romë u shfaqën të pasurprizuar nga lajmi.
Disa prej tyre u shprehën se do të prisnin dhe do të shihnin rezultatet e hetimit përpara se të jepnin një gjykim të tyre mbi çështjen.
Shumë qytetarë e kanë cilësuar procesin ndaj saj të zakonshëm.
“Është një hetim i zakonshëm i cili bëhet për të gjithë kryeministrat. Kjo situatë do të vazhdojë dhe do të kalojë”, tha Daniele Francucci.
Kryeministrja italiane është nën hetim, pasi dyshohet se urdhëroi në mënyrë të kundraligjshme riatdhesimin e një zyrtari të lartë të Libisë, i shpallur në kërkim për krime lufte me urdhër të Gjykatës Ndëkrombëtare Penale.
Osama al-Masri u arrestua më 19 Janar në Torino, ndërsa Meloni nënshkroi dëbimin e tij nga Italia si emigrant i jashtëligjshëm dhe riatdhesimin më 21 Janar.
Al-Masri është në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për tortura, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Krahas Melonit, nën hetim është vënë edhe Ministri i Drejtësisë, ai i Brendshëm dhe shefi i kabinetit të kryeministres për çështjet e zbulimit.
Ministri i Brendshëm i tha Parlamentit javën e kaluar Al Masri ishte riatdhesuar me shpejtësi për “arsye të sigurisë së shtetit”, por udhëheqësit e opozitës ironizuan shpjegimin e tij.
Ministri i Drejtësisë Carlo Nordio, Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi do t’i drejtohen parlamentit për të dhënë më shumë informacion mbi atë që ndodhi në një rast që ka përkeqësuar marrëdhëniet midis Romës dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)