Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/12/2024
Altin Dumani, kreu i SPAK-ut, është shpallur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kampion në listën me 10 emra për luftë kundër Korrupsionit. Vlerësimi është bërë të hënën (9 Dhjetor) në Departamentin e Shtetit nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken.
Ky vlerësim u bë në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.
Sekretari Blinken, në fjalën e tij, tha se numri një i listës ishte pikërisht drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, pasi, sipas tij, “ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit”.
“Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe do ti mbështesim ata. Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Por kjo krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”, theksoi Blinken në fjalën e tij gjatë ceremonisë.
Sipas tij, Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK), e cila ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë një punë të jashtëzakonshme dhe është një nga njerëzit më të besueshëm dhe drejton institucionin me të besueshme në Shqipëri”.
Teksa vlerësoi me tituj edhe 9 të pranishmit e listës, Sekretari Blinken u shpreh:
“Ne prandaj kemi vendosur sistemin ‘non grata’, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme se ka dhënë rezultate të jashtëazakonshme, pasi kanë dhënë ndryshimin e perceptimin”.
Ambasada e SHBA: Urime Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit
Nga ana e saj edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet zyrtare të saj sociale, i ka shprehur urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit.
“Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane në Tiranë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)