Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.
Këshilli i Ministrave e shpalli këtë vit si Vit Jubilar Mbarëkombëtar për të shërbyer për përkujtimin e përfundimit të betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazifashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar për të mbrojtur atdheun kur ai është në rrezik.
Si çdo vit, në përkujtim të kësaj dite, pritet që autoritet me te larta shteterore të kryejnë homazhe në Varrezat e Kombit, ndërkohë që janë në program një sërë aktivitetesh në nder të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe sakrificës sublime të tyre.
Institucione të ndryshme të kulturës kanë njoftuar për program të larmishëm si një mundësi e shkëlqyer për të festuar kulturën, historinë dhe traditat shqiptare me aktivitete që përfshijnë art, muzikë, valle, ekspozita dhe shumë më tepër.
Post comments (0)