play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Berlini “ngre duart lart”! Ekonomia globale rritet 3%, Gjermania në recesion

today24/10/2024

Background
share close

Pikëpyetje të shumta ka ngritur në Gjermani fakti që ekonomia globale të rritet pak më shumë se tre për qind këtë vit dhe vitin e ardhshëm, por vendi i  konsideruar si motori ekonomik i Europës, vetë do të vazhdojë të mbetet në recesion.

Në vitin e ardhshëm, prodhimi ekonomik gjerman do të rritet me vetëm 0,8 për qind, që është 0,5 pikë përqindjeje më pak se sa ishte parashikuar në korrik, sipas të dhënave nga parashikimi i fundit i FMN-së.

Për vitin aktual 2024, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon madje për Gjermanin rritjen më të dobët mes  vendeve kryesore industriale të G7. Aq të zymta janë projeksionet e institucionit të rëndësishëm, sa sipas tyre, Gjermania duhet të jetë në fund vitin e ardhshëm diku në një nivel me Italinë.

Në përgjithësi sakaq, edhe pse perspektiva e FMN-së për ekonominë globale është disi më e mirë – ajo sërish nuk është tepër e mirë. Pritet një rritje prej 3,2 për qind si këtë vit ashtu edhe vitin e ardhshëm. FMN-ja e quan parashikimin global “të qëndrueshëm, por jo shumë të madh” dhe paralajmëron për pasiguri dhe rreziqe.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *