play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

“Çkoduan” proteinat me ndihmën e AI, tre shkencëtarë fitojnë Nobelin e Kimisë

today09/10/2024

Background
share close

David Baker, Demis Hassabis e John Jumper janë fituesit e Nobelit të sivjetshëm të Kimisë. Shkencëtarët e rinj vishen me meritën e përdorimit të Inteligjencës Artificiale për çkodimin e thuajse të gjitha proteinave të njohura, që shihen si “pajisjet kimike të jetës”.

Biokimisti 62 vjecar Baker, mori gjysmën e çmimit për dizajnin kompjuterik të proteinave, ndërsa Hassabis dhe Jumper ndajnë mes tyre pjesën tjetër për “parashikimin e strukturës proteinike”.

“Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vendosi t`ia japë cmimin e Kimisë 2024 gjysmën David Bakerit nga Universiteti i Ëashingtonit dhe gjysmën tjetër Demis Hassabisit dhe John Jumperit, dy drejtues të degës së inteligjencës artificiale të “Google”, “DeepMind”. Potenciali i zbulimit të tyre është i jashtëzakonshëm.“- u shpreh Hans Ellegren, Sekretar i Përgjithshëm i Akademisë Mbretëror Suedeze të Shkencave.

Proteinat janë lëndë organike që luajnë rol të rëndësishëm në strukturën, funksionimin dhe rregullimin e qelizave në organizmat e gjallë. Ato janë të rëndësishme në rritjen dhe riparimin e indeve si dhe në mbrojtjen e organizmave nga infeksionet. Çmimi prestigjioz vjen edhe me një shpërblim prej 1.1 milionë dollarësh, që ndahet mes laureatëve.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%