play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Ekstremi i djathtë fitoi zgjedhjet, protesta masive në Austri: Duan të qeverisin me imazhin e Orban

today04/10/2024

Background
share close

Mijëra vetë mbushën rrugët e Vjenës me thirrjet drejtuar partive politike e sidomos partisë konservatore në pushtet, të mos e krijojnë qeverinë e re me partinë e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), e cila i fitoi zgjedhjet e përgjithshme për herë të parë të dielën e kaluar.

FPO-ja, e udhëhequr nga Herbert Kickl, siguroi  29 për qind të votave, duke e lënë në vendin e dytë Partinë Popullore Austriake (OVP), e cila i mori 26 për qind të votave. FPO-ja megjithatë nuk ka mundur të  fitojë shumicën e nevojshme në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë dhe tani i duhet të krijojë koalicion për të drejtuar vendin.

“FPO-ja është një rrezik, sepse dëshiron të qeverisë me imazhin e Viktor Orbanit në Hungari. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që s’do të ketë liri për shtypin, s’do të ketë buxhet për kulturën, çdo ide progressive do të bllokohet, dhe prandaj ne duam të dërgojmë një sinjal kundër saj”, tha Rihab Toumi, studente.

FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve. Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili mbikëqyr formimin e qeverive, pritet të takohet me liderët e të gjitha partive parlamentare, duke nisur me Kickl. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje atyre të mbajnë bisedime me njëra-tjetrën për formimin e koalicionit qeverisës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *