Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/09/2024
Qeveria gjermane ka nënshkruar sot për të hapur dyert për 250,000 punonjës nga Kenia, me dhe pa aftësi profesionale, në një marrëveshje për “emigracionin e kontrolluar dhe të shënjestruar”, thanë autoritetet.
Lajmi vjen dy ditë pas njoftimit të Gjermanisë për kontrolle në kufijtë e saj tokësorë kundër emigracionit të paligjshëm.
Zyrtarët thanë se ‘Kenia ka vështirësi në gjetjen e vendeve të punës dhe të të ardhurave për të rinjtë me profesion, kurse Gjermania përballet me mangësi të krahut të punës’.
Emigracioni është një çështje e nxehtë në Gjermani pas rritjes së popullaritetit të radikalëve të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Gjermania ka pritur më shumë se 1 milionë refugjatë nga lufta në Siri në vitet 2015-2016 dhe po aq nga Ukraina që prej nisjes së konfliktit ne shkurt 2022.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)