play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Oficeri i CIA-s burgoset 10 vjet me akuza spiunazhi të përsëritur për Kinën

today12/09/2024

Background
share close

Një ish-oficer i CIA-s dhe më pas linguist për FBI ka pranuar para e dhurata të shtrenjta në këmbim të dhënies së informacioneve sekrete për zyrtarët kinezë.

Pas një çështjeje të gjatë gjyqesore ai u dënua dje me vetëm 10 vjet burg.

71 vjeçari Alexander Yuk Ching Ma, kishte pranuar më herët marrëveshjen me prokurorët për dënimin 10 vjet për spiunazh dhe shpërndarje të informacioneve të sigurisë kombëtare te një qeveri e huaj.

“Shpresoj që Zoti dhe Amerika të më falin për atë që kam bërë”, deklaroi Ma, i cili është arrestuar që prej vitit 2020, në letrën drejtuar gjykatësit Derrick Watson para dhënies së dënimit.

Pa marrëveshjen e pranuar Ma mund të dënohej me burgim të përjetshëm, por prokurorët u kujdesën që ajo të pranohej edhe nga gjykatësi.

Ma ka lindur në Hong Kong, u vendos në Honolulu, SHBA më 1968 dhe mori qytetarinë në 1975. Ai nisi të punojë për CIA në 1982 dhe një vit më vonë iu caktua detyra jashtë shtetit.

Një vit pas kësaj ai dha dorëheqjen në 1989 por dokumentet e gjyqit thonë se ai kishte nivele të lartë aksesi në agjenci.

Atë vit në një dhomë hoteli në Hong Kong, vëllai i Ma, i identifikuar në gjyq vetëm si “konspiratori #1” – u kishte dhënë zyrtarëve të inteligjencës kineze “një dosje të madhe me informacione sensitive”, sipas dokumenteve, për të cilat ishin paguar $50,000. Në një video të shfaqur shihej Ma duke numëruar paratë.

Ma më pas kërkoi punë si linguist me zyrën e FBI në Honolulu, dhe amerikanët që e kishin kuptuar se ai bashkëpunonte me inteligjencën kineze, e rekrutuan për ta mbajtur nën mbikqyrje, shkruan The Guardian.

Zyrtarët panë sesi gjatë gjashtë viteve të ardhshme Ma fotografonte e vidhte dokumente të klasifikuara. Ai shkonte shpesh në Kinë dhe kthehej me miëjra doalrë në para të thata apo dhurata të shtrenjta, duke përfshirë një komplet luksoz golfi.

Në një operacion të inskenuar ndaj Ma, ai pranoi mijëra dollarë në këmbim të aktivitetit të spiunazhit  dhe i tha agjentit të FBI që hiqej si oficer kinez se “donte që vendi i tij të kishte sukses”, thanë prokurorët.

Tashmë zyrtarët thonë se që prej pranimit të fajit Ma ka bërë deklarata të gjata e ka dhënë informacione të vlefshme për hetimet e qeverisë, shkruan The Guardian.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *