Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dy kategori të tjera do të përfitojnë fishat e diabetit falas; invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar. Vendimi u mor këtë të mërkurë në mbledhjen e qeverisë.
“Sot kemi nga 0-25 vjeç, të rinjtë dhe fëmijët të cilët mbulohen me këto fisha dhe qytetarët nga 65 vjeç e sipër. Me vendimin më të fundit, ne shtojmë mbulimin me fishat e diabetit falas, pra matjen e glicemisë me fishat e diabetit dhe për dy target grupe shumë të rëndësishme. Që janë invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar”, tha ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.
Por sipas kësaj të fundit, nga ky vendim do të përfitojnë rreth 3500 persona të prekur nga diabeti.
“Janë 2 mijë invalidë punë që vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe afro 1500 persona me aftësi të kufizuar të cilët do të përfitojnë falas fishat e diabetit. Këto vendime janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe vijnë në vazhdën e mbulimit shëndetësor universal. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të theksojmë edhe njëherë që për gjithë qytetarët, qeveria shqiptare, Ministria e Shëndetësisë do të vijojnë të jenë pranë tyre për t’i mbështetur në cilësinë e jetës, në një jetë më të shëndetshme për të mbështetur akoma më shumë dhe lehtësuar, jo vetëm kurimin e tyre në një moment kritik të jetës, por sigurisht për t’i qëndruar pranë me gjithë politikat sociale dhe shëndetësore”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)