play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Euro 2024 | Humbja e Shqipërisë i hap rrugë një skandali, dy skuadra mund të ndajnë “biskotën”

today25/06/2024

Background
share close

Mendohej si një mundësi që mund të ndodhte në Euro 2024, por tashmë është një realitet. Siç shkruajnë mediat e huaja ka një rrezik të vërtetë që në ndeshjen e fundit mes Sllovakisë dhe Rumanisë në Grupin E të ndodhë ajo që njihet si “biskota”.

Nëse të dyja skuadrat barazojnë, do të kualifikohen në raundin e 1/16 pavarësisht se si del ndeshja tjetër e grupit, Ukrainë-Belgjikë. Kjo ndodh për shkak të klasifikimit si një nga ekipet e treta më të mira. Këtë mundësi e ka lënë hapur humbja e Shqipëria ndaj Spanjës.

Tashmë vendi i tretë i Grupit E mund të kualifikohet pasi as Hungaria apo Kroacia nuk mund ta arrijnë këtë grup në pikë.

Në rast të një barazimi mes Sllovakisë dhe Rumanisë, sllovakët do të qëndronin në vendin e tretë me katër pikë dhe golavarazh zero, çka matematikisht i jep mundësinë që të jenë një nga katër skuadrat më të mira të vendeve të treta në gjashtë grupet e europianit.

Nëse ndonjë prej dy skuadrave fiton, humbësja nuk do të eliminohej direkt derisa të shikohej se si do të përfundojë renditja e pjesës tjetër të grupeve. Edhe në këtë mënyrë secila prej dy skuadrave ka mundësi të kualifikohet, por me një barazim do të ishin të sigurta.

Llogaritë janë të qarta pasi ekipet janë barazim në 3 pikë. Dy ekipet që do fitojnë do të shkojnë në raundin tjetër. Nëse në të dy ndeshjet do të barazohej, do të jenë ukrainasit që do të mbeten jashtë dhe grupi do të renditej kështu: Rumania e para, Belgjika e dyta dhe Sllovakia e treta.

Nëse “biskota” e famshme mes rumunëve dhe sllovakëve konfirmohet do të ishte një skandal dhe do të vendoste në rrezik “fair play”-n që prevalon në këto kompeticione.

“Biskota” nuk është e panjohur për një Europian. Për këtë duhet të kthehemi pas 20 vjet dhe kështu do të gjejmë origjinën e këtij termi në botën e futbollit.

Në Kampionatin Europian që u zhvillua në Portugali në vitin 2004, Italia kishte nevojë që të mundte Bullgarinë dhe Danimarka e Suedia të mos barazonin që ajo të avanconte.

Italianët i bën detyrat e shtëpisë dhe fituan 2-1. Nga ana tjetër Suedia dhe Danimarka barazuan 2-2. E kështu, Italia u eliminua.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *