Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/06/2024
Bashkimi Evropian dha këtë të hënë miratimin përfundimtar për një plan të madh dhe të shumëpritur për mbrojtje më të mirë të natyrës, të ashtuquajturin Plani i Rimëkëmbjes së Natyrës, i cili për muaj të tërë u përball me kundërshtimin e disa shteteve anëtare dhe protesta të mëdha nga fermerët.
Ligji, i cili synon të rivendosë ekosistemet, speciet dhe habitatet në BE, u miratua më në fund në një takim të ministrave të mjedisit në Luksemburg pasi mblodhi mbështetjen e nevojshme nga një shumicë e kualifikuar që përfaqëson 15 nga 27 shtetet anëtare dhe 65 për qind të popullsisë së BE-së.
Plani i restaurimit të natyrës është pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, e cila synon të vendosë qëllime ambicioze globale për klimën dhe biodiversitetin.
Sipas planit, shtetet anëtare do të duhet të përmbushin objektivat e restaurimit për habitatet specifike dhe speciet e kafshëve për të mbuluar të paktën 20 për qind të sipërfaqeve tokësore dhe detare në rajon deri në vitin 2030.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)