Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/06/2024
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky këtë javë gjatë qëndrimit në Francë ku do të marrin pjesë në shënimin 80-vjetorit të zbarkimit të trupave aleate në Normandi gjatë Luftës së Dytë Botërore, tha më 4 qershor këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan. Presidenti francez, Emmanuel Macron do të presë gjithashtu presidentin ukrainas në Paris më 7 qershor, njoftoi Pallati Elyse.
Në Normandi do të mblidhen liderët e 25 shteteve dhe qeverive, së bashku me dhjetëra veteranë të Luftës së Dytë Botërore, për t’i nderuar gati 160.000 trupa nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vendet e tjera, të cilët zbarkuan më 6 qershor 1944. Vizita shtetërore e Bidenit do të mundësojë “bashkëpunim të ngushtë” mes Francës dhe SHBA-së për krizat botërore, në prag të ngjarjeve ndërkombëtare.
“Udhëheqësit e G7 do të ndërmarrin hapa për të promovuar sigurinë ekonomike dhe qëndrueshmërinë”, thuhet në deklaratë. Ajo shtoi se Biden dhe udhëheqësit e G7 do të “dyfishojnë angazhimin e tyre për të mbështetur vendet në zhvillim që duan të investojnë në të ardhmen e tyre”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)