play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

“Trump nuk dëmtohet”/ Fushata e ish presidentit mblodhi 141 mln dollarë në maj

today04/06/2024

Background
share close

Dënimi i ish-presidentit Donald Trump nga gjykata ka rritur mbështetjen financiare në garën e tij për Shtëpinë e Bardhë. Në muajin maj, republikanët mblodhën 141 milionë dollarë donacione nga mbështetësit, gati dyfishi i bilancit të një muaji më parë. Donatorët dhanë mesatarisht 70,27 dollarë secili.

53 milionë dollarë u mblodhën vetëm në 24 orët kur juria e gjykatës së Nju-Jorkut shpalli ish-presidentin Tramp fajtor për falsifikimin e bilanceve të biznesit të tij për të paguar një aktore para fushatës së vitit 2016, që të mos tregonte lidhjen e tyre intime të dikurshme.

Trump e ka mohuar akuzën.

Në një deklaratë për shtyp, Komiteti i Partisë Republikane tha se rritja e donacioneve tregon se publiku amerikan e ka kuptuar “gjyqin maskaradë të Bidenit”.

Në muajt e fundit, ekipi i presidentit Joe Biden ka mbledhur më shumë fonde nga simpatizuesit e demokratëve, por në prill Trumpi e kaloi për herë të parë me 76 milionë dollarë.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do mbahen më 5 nëntor. Sondazhet tregojnë se presidenti aktual Biden ka një avantazh prej 2 pikë përqindje ndaj rivalit Trump, rezultat që është brenda marzhit të gabimit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *