play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Bitcoin drejt rekordeve të reja/ Arrin në 65 mijë dollarë, niveli më i lartë në dy vite

today05/03/2024

Background
share close

Bitcoin po shkon drejt niveleve të reja rekord. Kriptovaluta preku të hënën nivelin më të lartë të dy viteve arritur në 65 mijë dollarë, pas një fluksi të lartë parash të investuara në fondet e tregtuara në Bitcoin.

Monedha digjitale është rritur me rreth 5.7% brenda 24 orëve, ndërsa si raport një javor rritja rezulton të jetë me gati 27%.

Pjesa më e madhe të rritjes në javët e fundit I atribuohet flukseve hyrëse në fondet e bitcoin të listuara në Shtetet e Bashkuara, pasi kjo e fundit i miratoi në fillim të këtij viti, çka u cilësua si një vendim historik për tregun e kriptovalutave.

Kjo rriti entuziazmin e investitorëve dhe I dha një shtysë të madhe bitcoin por edhe Etherium.

Monedha virtuale Etherium është rritur me gati 50% prej fillimit të vitit dhe po i afrohet nivelit të 3 500 dollarëve, duke shënuar kështu edhe nivelin më të lartë në dy vite. Kjo ka nxitur edhe spekulimet se së shpejti mund të ketë një miratim për fondet e tregtuara edhe në Etheriumj.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *