Aktori ka treguar në një intervistë se si i kishte menaxhuar ndjenjat e dëshpërimit përgjatë kësaj kohe.
“Kam parë 24 herë filmin ‘E.T. The Extra-Terrestrial’.
Prindërit e mi janë ndarë kur unë isha i vogël. Babai im nuk ishte pothuajse asnjëherë prezent.
Ndonjëherë më dukej vetja si fëmijë i braktisur. S’kisha burim tjetër dashurie pos të nënës time, motrës e vëllait.
U lidha shumë me personazhin Eliot në film, pasi edhe ai ishte i braktisur. Bëhet fjalë për dy shpirtra të braktisur që mundohen të gjejnë dashurinë e ti përkasin një familjeje.
Qaj sa herë që e shoh filmin”, ka thënë Javier për “WIRED”.
Prindërit e aktorit, nëna, aktorja, Pilar Bardem dhe babai Jose Carlos Encinas Soussinague, ishin ndarë nga njëri-tjetrin menjëherë pas lindjes se Javierit.
Aktori 54 vjeç, është i martuar me aktoren Penelope Cruz që nga viti 2010 dhe bashkë kanë dy fëmijë, djalin Leo dhe vajzën Luna.
Post comments (0)