Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shqipëria është një ndër vendet me konsum të lartë të yndyrnave të prodhuar në mënyrë industriale në ushqime, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e sëmundjeve kardiake.
Sipas raportit të Organizatës Botëreore të Shëndetësisë, Shqipëria është e shënuar me të kuqe në hartë, çka tregon nivelin e lartë të përdorimit të tyre në ushqime, duke e lidhur edhe me numrin e lartë të vdekjeve akute nga zemra.
Më shumë se 278 000 vdekje çdo vit në nivel global i atribuohen pikërisht marrjes së yndyrës trans të prodhuar në mënyrë industriale. Yndyrnat trans bllokojnë arteriet, duke rritur rrezikun e sulmeve në zemër dhe vdekjeve.
Sipas OBSH, tashmë është e faktuar se marrja e lartë e yndyrave trans rrit rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 34%, vdekjet nga sëmundjet koronare të zemrës me 28% dhe sëmundjet koronare të zemrës me 21%.
Raporti, i cili i referohet vitit 2023, thotë se në nivel global, përfshirë edhe Shqipërinë, nuk u arrit objektivi për eleminimin nga ushqimet të yndrynave trans.
Yndyrnat trans, të cilat prodhohen në mënyrë industriale nga hidrogjenizimi i pjesshëm i çdo vaji të lëngshëm, gjenden kryesisht në ushqimet e skuqura, ëmbëlsirat dhe ushqimet e gatshme.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)