Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today19/01/2024
Shtetasit shqiptarë vijojnë të kryesojnë në raport me shtetasit e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për numrin e lartë të kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian.
Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Europiane për Azilin, publikuar të premten, shqiptarët paraqitën vetëm gjatë muajit nëntor të vitit 2023 rreth 892 aplikime për azil në vendet e Bashkimit Europian.
Shqiptarët pasohen nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut, me 711 aplikime, shtetasit nga Serbia që kishin paraqitur 507 kërkesa, nga Kosova me 281 kërkesa, nga Bosnja me 127 kërkesa dhe nga Mali i Zi me 30 kërkesa për azil.
Sipas raportit prirja e të gjithë shtetasve nga Ballkani është të kërkojnë azil në tre vende të Bashkimit Europian: Francë, Gjermani dhe Itali. Shqiptarët kanë edhe numrin më të lartë të kërkesave për azil që mbeten në pritje në vendet e e Bashkimit Europian për t’u shqyrtuar.
Të gjitha kërkesat për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor të shqyrtuara në vendet e Bashkimit Europain kanë një nivel tejet të ulët të pranimit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)