play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Mbi 36,000 të rinj evropianë do të udhëtojnë falas nëpër Evropë falë nismës DiscoverEU

today09/01/2024

Background
share close

Falë nismës DiscoverEU, financuar nga programi Erasmus+, 36,138 evropianë të moshës 18 vjeç e lart do të marrin secili një leje udhëtimi falas për të eksploruar diversitetin e Evropës, për të njohur trashëgiminë dhe historinë e saj kulturore dhe për të bërë miq të rinj.

Personat që aplikuan në tetor 2023 u njoftuan këtë të martë se aplikimet e tyre janë pranuar.

Me lejen DiscoverEU, ata do të kenë mundësinë të udhëtojnë kryesisht me tren, nga marsi 2024 deri në maj 2025.

Komisionerja për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë, Iliana Ivanova, tha: “DiscoverEU është një mundësi unike për udhëtime të paharrueshme nëpër Evropë, ku marrëdhëniet e reja njerëzore zhvillohen në çdo ndalesë dhe vihet në pah bukuria e shumëanshme e Evropës. Të gjithë juve, të rinjve dhe të rejave aventuriere që niseni në këtë rrugëtim unik, uroj që në çdo vend të zgjeroni horizontet tuaja, me çdo shoqërim të pasuroni shpirtin tuaj dhe çdo takim të jetë një përvojë e paharrueshme!”.

Raundi i fundit i aplikimit DiscoverEU kishte për qëllim të rinjtë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe vendet e lidhura me Erasmus+ të lindur nga 1 janari 2005 deri më 31 dhjetor 2005. Në total, 144,038 të rinj aplikuan në këtë raund. DiscoverEU përfshin gjithashtu një dimension edukativ, organizimin e seminareve ose takimeve informative para nisjes në të gjithë Evropën. Të rinjtë që marrin pjesë në program mund t’i bashkohen grupit zyrtar të DiscoverEU në Facebook për t’u lidhur me komunitetin DiscoverEU.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *