play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Pr.ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave drejt përfundimit, Ministria e Financave po diskuton formulën e primit

today05/01/2024

Background
share close

Qeveria po avancon me projektligjin e sigurimit të detyrueshëm të banesave për dëmet nga tërmeti. Ministri i Financave, Ervin Mete tha se diskutimet me Bankën Botërore janë në hapat e fundit dhe se deri në pranverë do të ketë një draft final ku do të përcaktohen dhe çmimet e primeve që duhet të paguajnë qytetarët dhe sesa do të jetë vlera maksimale e siguracionit.

“Është në diskutim nëse do të jetë një prim bazik i ndarë në dy apo 4 zona të vendit, të cilat reflektojnë nga njëra anë riskun sizmik dhe nga ana tjetër dhe vlerën e banesave. Besoj brenda tremujorit të parë të vitit do të kemi një draft”, tha Mete.

Sipas projekt ligjit banesat duhet të sigurohen çdo vit dhe për ato subjekte që nuk paguajnë do të ketë masa duke mos marre shërbime në e-albania. Duke qëndruar tek banesat, Mete tha se do të ketë rishikim të çmimeve të referencës së shitjes së pronave të paluajtshme në bregdet. Ndërkohë, nga ana tjetër është menduar futja e një koeficient amortizimi për vjetërsinë e ndërtesave duke zbutur çmimin e referencës për çdo vit.

“Atje ku çmimet si në vijën bregdetare kur janë rritur ndjeshëm, do të aplikohet edhe një çmim reference më i lartë. Kur të aplikohet ky çmim reference do të merret parasysh mosha e ndërtesës. Për një ndërtese me moshë më të vjetër për çdo vit vjetërsie, çmimi do të zbresë me 1%”, tha Mete.

Sa i përket skemës së pensioneve, ministri i Financave tha se do të priten rezultatet e censit për të parë se si do mund të ndërhyhet.

“Duke pritur edhe rezultatet e censit të INSTAT-it, do të kemi më tepër informacion sa i përket vlerësimit të skenës së pensioneve dhe çmimet e tjera të mbrojtjes sociale”, tha Mete.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%