Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/01/2024
Fëmijët që jetojnë në zona me më shumë gjelbërim kanë kocka më të forta se ata që jetojnë në metropole, sipas një studimi të koordinuar nga Universiteti Hasselt, në Belgjikë. Fëmijëria është një periudhë vendimtare që ndikon në shëndetin e kockave gjatë gjithë jetës.
“Masa kulmore e kockave arrihet në fillim të moshës madhore dhe varet nga akumulimi i masës kockore gjatë rritjes dhe zhvillimit të skeletit. Për këtë arsye, ruajtja jo optimale në një moshë të re është thelbësore për fillimin e osteoporozës”, shpjegojnë studiuesit.
Studiuesit ndoqën 327 fëmijë deri në moshën 4-6 vjeç, duke ”kryqëzuar’ të dhënat për shëndetin e kockave me ato që lidhen me karakteristikat e zonave të banimit dhe zbuluan se fëmijët që jetonin në zona të gjelbra kishin një mineral më të lartë kockash, një tregues i shëndetit të kockave dhe një rrezik deri në 67% më i ulët për të vuajtur nga kockat e brishta.
Sipas studiuesve, shpjegimi për efektet e dobishme të gjelbërimit urban mund të qëndrojë në faktin se disponueshmëria e gjelbërimit rrit probabilitetin për të kryer aktivitet fizik. Kjo, nga ana tjetër, nxit proceset e forcimit të kockave.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)