play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën/ Arrin në 79.1 dollarë për fuçi

today04/01/2024

Background
share close

Shqetësimet për furnizimin me naftë në Lindjen e Mesme kanë luhatur tregjet edhe këtë fillimvit. Çmimet e naftës u rritën të enjten me 1.2% nga tensionet e shtura në luftën Izrael-Hamas.

Të mërkurën, protestat lokale të zhvilluara detyruan mbylljen e prodhimit të naftës në fushën Sharara të Libisë e cila mund të prodhojë deri në 300 000 fuçi naftë në ditë.

Ky është një nga rajonet më të mëdha të Libisë, që ka qenë edhe objektiv I shpeshtë I protestave politike por edhe më gjerë. Nafta e papërpunuar brent arriti në 79.1 dollarë për fuçi të enjten nga 71 dollarë që ishte një ditë më parë, nxitur ndër të tjera edhe nga të dhënat e Institutit Amerikan të Naftës ku rezultoi se rezervat e naftës së papërpunuar ranë me 7.4 milionë fuçi, përtej pritshmërive.

Ndërkohë, shqetësimet e transportit detar në Detin e Kuq vijojnë të jenë prezente. Houthit e Jemenit të mbështetur nga Irani thanë këtë javë se kishin shënjestruar një anije me kontejnerë të destinuar për në Izrael.

OPEC, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët ndërkohë pritet të mbajë takimin e radhës në shkurt për të diskutuar gjerësish gjendjen e tregut të naftës. Mbetet për tu parë nëse do të ketë vendime shtesë për shkurtimin e mëtejshëm të prodhimit të naftës nga OPEC siç ndodhin në takimin e fundit të vitit 2023.

Megjithatë, analistet janë shprehur se pritet qe çmimet e naftës pritet te jene te qëndrueshme përgjatë këtij viti, edhe pse tensionet gjeopolitike mund te sjellin surpriza për tregjet globale.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *