Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një 18 vjeçar shqiptar, i quajtur Arion Kurtaj, i cili akuzohet për sulmet kibernetike ndaj kompanive më të njohura në botë si dhe të Grand Theft Auto-s, është mbyllur në një spital pasi ka shfaqur vazhdimisht sjellje të dhunshme në paraburgim, raporton BBC.
Kurtaj, ishte një anëtar i grupit të hakerëve Lapsus$, i cili kryente sulme të ndryshme gjatë viteve 2021 dhe 2022. Për sulmet e fundit, të cilat përfshinin Uber, Revolut dhe Rockstar, përgjegjësi kishe edhe një adoleshent 17-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është publikuar.
Për shkak të autizmit akut, ai u konsiderua i papërshtatshëm për gjykim, por një juri më vonë e bëri atë përgjegjës për hakimet. Profesionistët e shëndetësisë e gjetën atë shumë të motivuar për t’iu rikthyer krimit kibernetik, duke çuar në një dënim të përjetshëm në një spital të sigurt.
Janë 12 akuza ndaj Kurtajt, duke përfshirë kërcënime, mashtrim, dhe keqpërdorim kompjuterik sipas ligjit britanik.
Megjithatë, disa psikiatër besojnë se 18 vjeçari autik nuk është i aftë për t’u përgjigjur përpara një procesi ligjor.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)