Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një proteinë është çelësi për rigjenerimin e muskujve të dëmtuar. Quhet ‘Cripto’, dhe në varësi të sasisë se saj në qelizat staminale të rritura që ndodhen në fibrat muskular, ndikon në riparimin ose jo të dëmtimit.
Zbulimi i saj është mjaft i rëndësishëm, por natyrisht do duhen studime të mëtejshme për të mundësuar kontrollimin dhe aplikimin e saj në të ardhmen, veçanërisht në rastet e aksidenteve, apo distrofisë, apo edhe tek të moshuarit.
Kërkuesit kanë studiuar qelizat staminale të rritura që gjenden në sipërfaqen e fibrave muskulare. Kur këto të fundit janë në gjendje qetësie, qelizat janë inaktive dhe aktivizohen kur muskujt janë të dëmtuar, duke ndikuar në rigjenerimin e zonës së dëmtuar.
Pikërisht këtu proteina ‘Cripto’ ka një rol thelbësor, pasi është ajo që vendos aktivizimin e këtyre qelizave dhe punës së tyre. Nëse ajo gjendet në sasi të lartë, kur ka një dëmtim, qelizat staminale zgjohen dhe vihen në lëvizje, duke mbuluar sipërfaqen e muskulit të dëmtuar me proteinën ‘Cripto’, i cili fillon rigjenerimin.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)