Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Jo vetëm Sky ECC dhe Encrochat, efektivët e Policisë së Shtetit dyshohet të kenë patur komunikime me elementët kriminal edhe në dy aplikacione të tjera, që po zbërthehen nga Europol.
Lajmin e dha ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili tha se çdo efektiv do vetëdeklarojë nëse ka patur akses dhe në këto platforma komunikimi.
Duke u ndalur tek lufta ndaj krimit, Balla vuri theksin tek pasuritë e konfiskuara, që sipas tij tashmë nuk do dalin më në shitje por do përdoren nga vetë shteti.
Deklaratat e ministrit të Brendshëm u dhanë pas përfundimit të tryezës së diskutimit të thirrur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ku ky i fundit prezantoi projektin e strategjisë ndërsektoriale për mbrojtjen e viktimave nga krimi.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)