Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today11/12/2023
etusi në barkun e Kate Cox, është prekur nga trisomia 18, e njohur edhe si sindroma Edwards, një çrregullim gjenetik që shkakton keqformime të ndryshme serioze fizike dhe njohëse tek fëmija i palindur, shpesh fatal para lindjes ose në vitin e parë të lindjes. Gjinekologu e ka këshilluar që të mos e çojë shtatzëninë deri në fund, pasi rrezikon jetën e saj, por Kate jeton në Teksas, një shtet konservator që ka disa nga rregulloret më të ashpra kundër abortit në SHBA.
Gjykata e Lartë në Teksas rrëzoi vendimin që kishte garantuar të drejtën federale të grave amerikane për të ndërprerë shtatzënitë për gjysmë shekulli dhe në rastin e Kate, ajo duhet të vdesë, por jo të abortojë. Kate tashmë ka qenë katër herë në urgjencë me dhimbje të tmerrshme por mjekët i kanë thënë se nuk mund të ndërhyjnë. Për këtë arsye asaj iu desh të niste një betejë të vështirë ligjore.
Ditët e fundit Cox fitoi raundin e parë, pasi gjyqtarja e qarkut Maya Guerra Gamble vendosi që gruaja ka të drejtë të abortojë bazuar në një nga përjashtimet e rralla mjekësore të parashikuara nga ligji. Por të nesërmen, Prokurori i Përgjithshëm Ken Paxton, një republikan ekstremist, apeloi në Gjykatën e Lartë, e cila pezulloi vendimin e gjyqtares.
Paxton akuzoi Maya Guerra Gamble për abuzim me fuqitë e saj diskrecionale dhe e quajti atë një “militante”. Në të njëjtën kohë ai dërgoi një letër paralajmëruese në spitale, duke kërcënuar se do të ndjekë penalisht këdo që ndihmon gruan të abortojë. Ligji i Teksasit lejon ndërprerjen e shtatzënisë në rastet kur jeta e nënës mund të jetë në rrezik, por mjekët thonë se procedura ligjore është e paqartë dhe nëse ata ndërhyjnë te rasti i Kate rrezikojnë deri në 99 vite burg ose gjoba deri në 100,000 dollarë dhe heqje të licencës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)