play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Shumë pista për të ardhmen, klubi i Chelsea merr vendimin për Armando Brojën

today08/12/2023

Background
share close

Është muaji dhjetor, shumë klube po bëhen gati për merkaton e dimrit, kur drejtuesit vendosin prioritetet, si në dalje, ashtu edhe në hyrje. Armando Broja ka pasur oferta këtë periudhë, me Fulham dhe Torino që kanë shprehur pëlqimin e tyre për sulmuesin shqiptar.

Gjithsesi, duket se vendimin përfundimtar për të ardhmen e 22-vjeçarit do e marrë vetë Chelsea, me “Blutë” e Londrës që nuk do ta largojnë shqiptarin nga “Stamford Bridge” në janar.

Mediat pranë klubit londinez kanë raportuar se drejtuesit dhe trajneri kanë kërkuar menjëherë një takim me Brojën për ta mbajtur në ekip, të paktën deri në verën e ardhshme.

Mauricio Pochettino është një fans i madh i lojës së sulmuesit të Kombëtares dhe duket se tashmë është i gatshëm që t’i japë më shumë minuta në këmbë, duke parë dhe paraqitjen e dobët që sulmuesi senegalez Jackson ka bërë në javët e fundit.

Gjithashtu, pista e Osimhen për t’u transferuar në Londër në janar duket e vështirë. Edhe nëse kjo gjë ndodh, ai do të largohet për të luajtur në Kupën e Afrikës me Nigerinë për të paktën një muaj dhe e njëjta gjë vlen e për Jackson.Kjo do të thotë se sulmuesit e vetëm të Chelsea do të jenë Broja dhe Nkunku, i cili ende nuk është kthyer nga dëmtimi. Gjithashtu bëhet me dije se rivali i Chelsea, Fulham është tërhequr përfundimisht nga gara për shqiptarin, pasi vetë Chelsea ka refuzuar të negociojë.

Kjo gjë ka bërë që në garë për Brojën ka ngelur vetëm Torino, me klubin italian që sërish e ka të vështirë të bindë gjigantin e Premier Ligës që ta lërë të lirë shqiptarin, për më tepër që klubi i Serie A e kërkon në huazim me të drejtë blerje.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *