play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

RENEA merr kontrollin e “Air Albania”, forcat speciale rrethojnë stadiumin

today20/11/2023

Background
share close

Në stadiumin “Air Albania”, mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja e fundit e kualifikueseve për Euro 2024,  ku Shqipëria siguroi biletën e saj që në ndeshjen në transfertë përballë Moldavisë.

Ndaj, mbrëmja e sotme është parashikuar të jetë një natë festive, pavarësisht rezultatit. Festa pritet të nisë para ndeshjes, të vazhdojë në pushim të saj dhe në fund.

 

Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për të garantuar rendin dhe sigurinë, më qëllim që kjo atmosferë të mos venitet nga ndonjë incident.

 

“Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit sportiv, me qëllim që atmosfera festive e kësaj mbrëmjeje të mos venitet nga ndonjë incident,” thuhet në njoftim.

Po ashtu i bëhet apel  tifozëve që të zbatojnë udhëzime e Policisë, për bllokimin e rrugëve dhe rregullat për hyrjen në stadium, duke mos tentuar që të fusin asnjë send të kundërligjshëm, pasi kontrolli do të jetë i rreptë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *