play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Kushtet e fushës te “Fadil Vokrri”, FFK replikon Komunën e Prishtinës

today13/11/2023

Background
share close

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate, ka reaguar pas lajmeve mbi gjendjen e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në sfidën që Kosova luajti ndaj Izraelit.

Ata thanë se stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është pronë e tyre dhe se për këtë shkak ka pasur sfida të mëdha financiare për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tij.

“Gjendja e fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e mbrëmshme Kosovë-Izrael është tentuar të shfrytëzohet nga “dashamirët” për të vënë hije mbi fitoren e shkëlqyer, paraqitjen dhe angazhimin e pashoq të djemëve tanë dardanë”.

“Shumëkush nuk ngurroi që shigjetat për gjendjen e fushës t’i hedhë në një drejtim. Por, është e rëndësishme të theksohet se ky stadium nuk është pronë e FFK-së dhe kjo ka sjellë sfida të mëdha financiare për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tij”, thuhej fillimisht në komunikatën e FFK-së.
Ata thanë se stadiumin e kanë marrë nën menaxhim në kushte të mjerueshme duke thënë se Komuna nuk i ka paguar punëtorët të cilët janë të angazhuar për mirëmbajtjen e terrenit.

“FFK e ka marrë nën menaxhim stadiumin në kushte të mjerueshme, atëherë kur askush as nga institucionet e as nga organizatat sportive nuk ka pasur as vullnet e as gatishmëri për të marrë nën menaxhim këtë impiant sportiv. Jemi të vetëdijshëm se në situata të tilla më e lehta është hedhja e fajit tek tjetri, por nuk duhet harruar faktin se në çfarë gjendje është marrë stadiumi”.

“Punëtorët aty kanë qenë të angazhuar nga komuna, por nuk janë paguar me muaj të tërë përderisa FFK ka vendosur ta marrë përgjegjësinë edhe për pjesën e punëtorëve të angazhuar”.
FFK-ja tha gjithashtu se nuk kanë pranuar asnjëherë ndonjë subvencion për mirëmbajtjen e fushës nga institucionet si dhe u shprehën të gatshëm për t’ia kthyer menaxhimin komunës nëse neglizhenca e institucioneve vazhdon.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *