play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Aktorët e Hollivudit bien dakord me studiot për t’i dhënë fund grevës

today09/11/2023

Background
share close

Sindikata e aktorëve të Hollivudit arriti një marrëveshje paraprake me studiot e Hollivudit për t’i dhënë fund grevës së tyre disa mujore. Aktorët të cilët u larguan nga puna në mes të korrikut kërkuan rritje të pagave minimale dhe kufizimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në prodhimet e filmave.

Drejtuesit e sindikatës argumentuan se modeli i viteve të fundit, që përdor industria përmes platformave në internet, i ka zhvatur aktorët duke i kaluar fitimet që u takojnë atyre tek drejtuesit e lartë.

George Clooney dhe yje të tjerë të kinematografisë kishin shprehur mbështetje për këtë grevë dhe kërkuan një zgjidhje sa më të shpejtë në mënyrë që puna në shumë projkte kinematografke të riniste.

Filma të mëdhenj, duke përfshirë filmin “Mission: Impossible” dhe ribërjen  e filmit të animuar “Borëbardha” nga kompania Disney, u shtynë deri në vitin 2025.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *