Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeqyteti i Indisë Nju Delhi është përfshirë nga smogu i cili tanimë ka arritur nivele alarmante. Disa shkolla janë mbyllur pasi cilësia e ajrit sipas autoriteteve është e rëndë.
Kjo nuk është hera e parë që ndotja e ajrit pengon mësimin pasi kjo ka ndodhur çdo dimër gjatë katër-pesë viteve të fundit. Mbi 20 milionë banorë patën probleme me shëndet, ndërsa qeveria ka urdhëruar që njerëzit të mos udhëtojnë nëse nuk është e nevojshme.
“Situata është shumë e keqe këtu. Ndotja e ajrit po shkakton shumë probleme në shëndet pasi shumë fëmijë kanë kollë, ftohje dhe djegieje në sy. Fëmijët nuk mund t’i nxjerrim jashtë dhe në shkollë.”
Ndërkaq edhe një nga monumentet më ikonike të Indisë , Taj Mahal, u mbulua gjithashtu nga një re e trashë smogu. Turistët që kishin ardhur për të vizituar monumentin u larguan pasi ndotja e lartë nuk i lejoji ata të shikonin asgjë.
Zyrtarët bëjnë të ditur se mungesa e erës dhe djegia e kashtës së të korrave në shtetet fqinje ka shkaktuar një rritje të ndotjes. Në dimër në Nju Delhi, niveli i mikrogrimcave kancerogjene që përmban smogu është 30 herë më i lartë se niveli maksimal i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Nju Delhi kryesoi sërish listën e qyteteve më të ndotura në botë të përpiluar nga grupi zviceran IQAir, i cili e vendosi kryeqytetit indian ndër vendet më të rrezikshme me ndotjen më të lartë e ndjekur nga qyteti pakistanez Lahore.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)