play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Bashkëpunoi për 5 vjet me FIFA-n, France Football nga 2024 do ta organizojë “Topin e Artë” me UEFA-n

today03/11/2023

Background
share close

“Topin i Artë”, çmimi individual më i rëndësishëm i futbollit, i fituar këtë vit për të tetën herë nga Lionel Messi, do të organizohet nga “France Football” së bashku me UEFA-n. Qeveria europiane e futbollit njoftoi një aleancë me grupin “Amaury”, pronar i “L’Équipe” dhe “France Football”, për ta ndarë çmimin.

Diçka që FIFA e kishte bërë tashmë nga viti 2010 deri më 2015, kur pati një përçarje mes dy palëve. Ky është teksti i njoftimit: “UEFA dhe ‘Groupe Amaury’, pronar i kompanive mediatike ‘France Football’ dhe ‘L’Équipe’, njoftuan sot një partneritet për të bashkëorganizuar ‘Topin e Artë’ nga viti 2024.

Së bashku, UEFA dhe ‘Groupe Amaury’ synojnë të rrisin statusin dhe shtrirjen globale të ‘Topit të Artë’, duke promovuar një ndjenjë uniteti dhe bashkëpunimi brenda komunitetit të futbollit”. “Amaury Group” do të vazhdojë të zotërojë markën e “Topit të Artë” dhe të mbikëqyrë sistemin e votimit, i cili do të mbetet i pandryshuar.

UEFA do të kontribuojë me ekspertizën e saj të futbollit, do të tregtojë të drejtat globale dhe do të organizojë gala-në vjetore të çmimeve. Për më tepër, programit do t’i shtohen dy çmime të reja: Trajneri i Vitit për meshkuj dhe femra.

 

 

Lista aktuale e çmimeve do të mbetet e njëjtë: “Topi i Artë” për meshkuj, “Topi i Artë” për femra, “Trofeu Kopa” (lojtari më i mirë nën 21 vjeç), “Trofeu Yashin” (portieri më i mirë), “Trofeu Gerd Müller” (shënuesi më i mirë i sezonit të kaluar), çmimi “Socrates” që ka të bëjë me punën humanitare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%